Ministri erdhi, foli, iku. Por vetëm Ramën nuk takoj

Erdhi, foli dha porositë dhe iku, por kryeministrin e vendit nuk e takoi. Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti zhvilloi një vizitë të shkurtër në Tiranë, ku mori pjesë në një takim të organizuar për rezultatet e operacionit të Guardia di Financës në Shqipëri, me objekt zbulimin e parcelave me kanabis.

Ministri Minniti pasi erdhi në Tiranë, zhvilloi një takim me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj. Nënshkroi një marrëveshje dhe më pas u nis drejt presidencës. Aty zhvilloi një takim me kreun e Shtetit, Presidentin Ilir Meta. Më pas shkoi në aktivitetin ku u fol për shifrat e luftës ndaj drogës në 2017 dhe sipërfaqet e mbjella. Në këtë takim, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti dha një mesazh të fortë, duke kërkuar që të mos ketë njerëz të paprekshëm nga ligji. Këtu sigurisht që e kishte fjalën edhe për ish-ministra dhe zyrtarë të lartë. Çështja Tahiri dhe mbrojtja që Edi Rama dhe PS-ja i bënë, duke mos e lejuar prokurorinë ta vinte në pranga ish-ministrin, është e freskët dhe duket se pikërisht për këtë rast e kishte fjalën edhe Minniti.

Pas këtyre aktiviteteve ministri Minniti zhvilloi një takim privat me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Takimi mes tyre u zhvillua në ambientet rezidencës italiane në rrugën e Elbasanit, pak metra larg ambasadës së SHBA-së. Takimi me Bashën nuk ka qenë në axhendën e përgatitur për vizitën e Minnitit, e siç duket ai është organizuar për të qenë si një takim privat e jo publik.

Sot ministri i Brendshëm Italian i takoi të gjithë ata për të cilët kishte ardhur, përveç kryeministrit të vendit Edi Rama. E çuditshme, pasi Rama nuk lë ti rrëshqasë nga dora asnjë rast kur flitet për gjëra të qeverisë së tij. Por këtë herë nuk pat takim. Mos ndoshta një mesazh nga Italia drejtuar Edi Ramës, pas votimit në Kuvend, e mbrojtjes së Saimir Tahirit?

Ndërsa në orën 11:00, ministri i Brendshëm i Italisë u takua edhe me Presidentin Ilir Meta.

 

 

 

SHKARKO APP