Ministri Gonxhja: 11 % turistë më shumë në mars, Shqipëria destinacion në rritje
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thotë se vendi ynë, gjatë muajit mars, mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej 59,598 turistësh krahasuar me marsin e vitit 2025, ose rreth 11% më shumë.
“Shqipëria vijon të konfirmohet si një destinacion në rritje! Gjatë muajit mars 2026, vendi ynë mirëpriti 609,363 vizitorë të huaj, një rritje prej +59,598 turistësh krahasuar me marsin 2025, ose rreth +11% më shumë .
Në një kohë sfidash globale, Shqipëria po spikat si një alternativë e sigurtë dhe gjithnjë e më tërheqëse për turizmin gjithëvjetor. Nga natyra te trashëgimia kulturore, mikpritja, kulinaria dhe jeta artistike, oferta turistike shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e botës”, shkruan ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

