Ministri Gonxhja: Afro 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor

Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë kanë shënuar një rritje prej 53% në janar-nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se “1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona kulturore gjatë periudhës janar–nëntor 2025”.

“1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona kulturore gjatë periudhës Janar–Nëntor 2025, 53% më shumë se e njëjta periudhë në 2023!
Nga Muzetë Kombëtarë, që kanë mirëpritur 455,872 vizitorë, te Parqet Arkeologjike me 615,047 vizitorë, e deri te Kalatë dhe Monumentet e Kulturës me 421,737 vizitorë, ky vit ka dëshmuar rritje dhe interes të shtuar për trashëgiminë kulturore të vendit.
E diela e fundit e çdo muaji mbetet ditë me hyrje falas për vizitorët vendas, një ftesë për t’u rikthyer, për të zbuluar më shumë dhe për t’u frymëzuar nga thesaret që na bashkojnë dhe na përfaqësojnë!”, shkruan Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?