Ministri Gonxhja: Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se “shpallja Ansambel Arkitektonik Urban” vlerëson rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?