Ministri Gonxhja dhe Ylli diskutojnë mbi infrastrukturën sportive në vend

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim zyrtar me presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimin e sportit në vend, mbështetjen për federatat dhe sportistët elitarë, si dhe projektet strategjike që synojnë rritjen e standardeve të infrastrukturës sportive në Shqipëri.

Ministri Gonxhja tha se, në fokus të diskutimeve ishte edhe projekti madhor “Tirana Olympic City”, një investim strategjik që do të krijojë një qendër moderne olimpike dhe një hapësirë të re për zhvillimin e sportit, përgatitjen e sportistëve dhe promovimin e aktiviteteve sportive ndërkombëtare në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do të vijojë mbështetjen për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe për sportistët tanë në përgatitjet për eventet e mëdha ndërkombëtare të vitit 2026, me synimin për të rritur sukseset dhe përfaqësimin e Shqipërisë në arenën olimpike dhe sportive ndërkombëtare”, shkruhet në faqen online të MTKS-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?