Ministri Gonxhja: Promovim i veprës së plotë të Martin Camajt në 100-vjetorin e lindjes

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u takua me prof. Matteo Mandalà dhe prof. Francesco Altimari në aktivitetin e 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”. Ai i cilësoi të dy profesorët, si personalitete të shquara të botës arbëreshe dhe albanologjisë ndërkombëtare, të nderuar nga Presidenti i Republikës me “Urdhrin e Skënderbeut” për kontributin e tyre të vyer në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit arbëresh e shqiptar.

Gonxhja informoi se gjatë takimit u ndalën në rëndësinë e dosjes “Moti i Madh” për UNESCO, një nismë kulturore dhe identitare me vlerë të veçantë për njohjen ndërkombëtare të trashëgimisë sonë shpirtërore, si edhe në promovimin e veprës së plotë të Martin Camajt, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

“Mirënjohje e thellë për miqtë e Shqipërisë dhe për të gjithë ata që, përmes dijes dhe përkushtimit, e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar kudo në botë”, tha Gonxhja. Aktiviteti i 100-vjetorit të krijimit të “Urdhrit të Skënderbeut” mblodhi një sërë personalitetesh të larta të jetës shoqërore, akademike dhe institucionale të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?