Ministri Gonxhja: Rritje e prezencës së Lufthansa Group në Shqipëri në funksion të turizmit

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim në selinë e Lufthansa Group në Berlin, Gjermani, me Dr. Kay Lindemann, zëvendëspresident i grupit dhe drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Korporatave dhe Çështjeve Qeveritare. Gonxhja thotë se gjatë takimit diskutoi për rritjen e numrit të turistëve në të gjitha destinacionet.

“Diskutuam numrin e shtuar të fluturimeve si dhe diskutuam mbi mundësitë e zgjerimit të ndërlidhjes ajrore me Gjermaninë, me fokus rritjen e prezencës së Lufthansa Group në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për një turizëm sa më cilësor dhe të qëndrueshëm”, u shpreh ministri Gonxhja. Për të në takim palët u ndalën veçanërisht tek mundësitë që do të sjellë hapja e aeroportit të ri të Vlorës për zhvillimin e vijës bregdetare joniane. Ndërsa Dr. Lindemann e vlerësoi Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të besueshëm, duke theksuar interesin e lartë për linjën Frankfurt-Tiranë.

”Ky takim rikonfirmon vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar më tej pozicionin tonë në hartën ajrore evropiane në dobi të Shqipërisë turistike”. Gonxhja ndodhet në Berlin në kuadër të prezantimit të Shqipërisë nga 3-5 mars si destinacion autentik mesdhetar në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin 2026.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?