Ministri Hoxha takon ambasadorin e BE: Të gjitha rrugët na çojnë në Bruksel
Lajme E Shtunë, 7 Mars 2026 14:17
Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një takim me kreun e delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxha tha se kishin biseduar për integrimin dhe bashkëpunimin me partnerët evropianë.
“Nuk ka nevojë të hamendësosh destinacionin. Për Shqipërinë, të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel – në Bashkimin Europian”, shkroi ministri Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

