Ministri i Brendshëm flet për Kavajën: Situatë e tensionuar, ja çfarë ndodhi

Nga qyteti i Kavajës, ku ndodhet ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka folur në një lidhje telefonike për News24 ku ka dhënë detaje për situatën që u krijua pasi komisionerët e PS-së nuk ishin paraqitur në KZAZ.

Demiraj tha se ka shkuar në Kavajë për të siguruar mbarëvajtjen e numërimit.

“Isha në Kavajë për mbarëvajtjen e numërimit dhe për të garantuar mbështetje për policinë. Numëruesit e PS nuk ishin paraqitur, kishte tension. Policia largoi mbështetësit e dy partive politike”, tha Demiraj.

SHKARKO APP