Ministri i Brendshëm teknik jep alarmin: Po blihen vota!

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është shtuar numri i denoncimeve për rastet e dyshuara të veprës penale të shitblerjes së votave dhe intimidimit të votuesve.

Pranë grupeve të posaçme të ngritura në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit kanë mbërritur qindra denoncime që flasin për një fenomen në rritje të tentativave për blerje të votave.

Në këto kushte, Ministria e Punëve Brendshme iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e personave që kryejnë këtë vepër penale e cila dënohet me ligj.

Swiss Digital Desktop Reklama

I inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të tentativës për blerje të votës apo intimidime të tjera në numrin e Policisë së Shtetit 112 ku anonimiteti i denoncuesit është i sigurt; dhe për raste të abuzimit të punonjësve të policisë me detyrën në numrin 08009090.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarojmë të gjithë qytetarët se për shkak të kufizimeve të posaçme ligjore për rolin e policisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve, të denoncojnë zyrtarisht në numrin 112 në mënyrë që Policia e Shtetit të veprojë për të vendosur para ligjit abuzuesit.

U bëjmë thirrje edhe anëtarëve të Komisioneve të Qendrave të Votimit që për çdo rast parregullsie të njoftojnë KZAZ-në, e cila është autoriteti ligjor që duhet të njoftojë Policinë e Shtetit për të rikthyer normalitetin në Qendrat e Votimit.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Dritan Demiraj garanton të gjithë qytetarët se çdo krim elektoral do të ndëshkohet me rreptësi sipas parashikimeve ligjore.

Ai u bën thirrje edhe subjekteve politike që të ulin tensionet dhe të punojmë bashkërisht për një proces zgjedhor të qetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?