Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, viziton burgun 302: Mesazh shprese për të paraburgosurit në ditën e Pashkës
Në kuadër të festës së Pashkës, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, vizitoi Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 302, ku mori pjesë në një shërbesë me të paraburgosurit.
Gjatë vizitës, ministri Gogu u shpreh se “Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht”.
Ai theksoi rëndësinë e mesazhit të Pashkës, duke e lidhur atë me mundësinë e një fillimi të ri, reflektimit dhe shpresës për ndryshim, edhe për ata që ndodhen në paraburgim.
Në shërbesë morën pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, dhe zyrtarë të tjerë të sistemit penitenciar.
Ministri Gogu nënvizoi se Drejtësia ka rolin e vendosjes së kufijve dhe përgjegjësisë, por gjithashtu duhet të mbetet e lidhur me mundësinë e riintegrimit dhe ndryshimit të individit.
“Mesazhi i Pashkës në një vend si ky, ku çdo ditë lidhet me përgjegjësi dhe reflektim, është se njeriu nuk është i mbyllur përfundimisht në të shkuarën e tij” u shpreh ministri.
KOHA JONË SONDAZH

