Ministri i Financave Ahmetaj zgjidhet me vota unanime, kryetar i Këshillit Administrativ të ISSH

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj zgjidhet kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Lajmi u bë i ditur në një postim në rrjetin social Facebook nga kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, pas mbledhjes së zhvilluar për zgjedhjen e kryetarit të ri të këtij Këshilli.

“Z. Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Ekonomisë zgjidhet Kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Sipas ndryshimeve strukturore të bëra nga Këshilli i Ministrave, tashmë Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka kaluar në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ndaj, ditën e sotme, në ambientet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, u zhvillua mbledhja e Këshillit Administrativ të ISSH-së, për zgjedhjen e kryetarit të ri të tij. Z. Arben Ahmetaj u zgjodh me vota unanime, kryetar i Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”, shkruan Hado në FB.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?