Ministri i Financave: Mbi 50 milionë euro në dispozicion për përballimin e pasojave nga përmbytjet

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë të ditur ditën e sotme se mbi 50 milionë euro janë vënë në dispozicion për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq i ditëve të fundit.

Malaj sqaroi se këto fonde janë të ndara në disa zëra buxhetorë, të dedikuar si për menaxhimin e emergjencave, ashtu edhe për parandalimin e fatkeqësive natyrore.

“Në total, kemi mbi 50 milionë euro në dispozicion dhe të disponueshme për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq. Në programin e Emergjencave Civile janë parashikuar 30 milionë euro, nga të cilat 15 milionë euro janë alokuar për financimin e projekteve dhe veprave që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore”, deklaroi Malaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas ministrit të Financave, një tjetër instrument i rëndësishëm është fondi i kushtëzuar për Emergjencat Civile, me vlerë 10 milionë euro, i cili menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të shpërndahet për njësitë e qeverisjes vendore sipas një metodologjie të bazuar mbi nivelin e riskut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjithashtu, kemi fondin rezervë të Këshillit të Ministrave, me vlerë 25 milionë euro, i cili do të vihet në dispozicion të nevojave konkrete, në bazë të vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo situatë”, tha Malaj në Komitetin e Emergjencave Civile që u mblodh ditën e sotme nën drejtimin e kryeministrit Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?