Ministri i Jashtëm italian: Ju jeni europianë, po bëhet ribashkimi me BE-në

Po zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Korridorit të VIII, ku kryediplomati italian Antono Tajani deklaroi se ky projekt ka qenë një zgjedhje politike, dhe pjesë e strategjisë për ribashkimin e Ballkanit me historinë e Europës. Tajani tha se do bëjmë maksimumin që t’ju ndihmojmë të jeni pjesë e BE-së, duke theksuar se bëhet fjalë për ribashkim dhe jo zgjerim.

Edhe për Italianë Korridori VIII s’është vetëm zgjedhje teknike dhe infrastrukturore, është një zgjedhje politike, sepse kjo pjesë e strategjisë sonë për ribashkimin e Ballkanit me historinë europiane. Është strategjike për qeverinë italiane. Ne do të bëjmë maksimumin t’ju ndihmojmë që të jeni pjesë e BE dhe jam shumë i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën. Por përpara duhet të plotësojmë ribashkimin. Them ribashkim, jo zgjerim, ju jeni europianë, ky është një ribashkim. Unë sot konfirmoj angazhimin tonë për të forcuar lidhjen dhe bashkëpunimin në rajon”, tha Tajani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?