Ministri i Mbrojtjes: Kujdes sonte nga shirat! Në gadishmeri Emergjencat Civile

Nga mbledhja e Komitetit të Emergjencave Civile të Qarkut Durrës për të koordinuar nga afër veprimet për përballimin e situatës së krijuar nga rreshjet intensive, shkruan në postimin e tij ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.

Në terren ka angazhim maksimal të Forcave të Armatosura, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e Bashkisë dhe ekipet e Emergjencave Civile lokale, për të garantuar sigurinë e qytetarëve deri në stabilizimin e plotë të situatës.

Nata kërkon vëmendje maksimale. Do të jemi të pranishëm për aq kohë sa nevojitet dhe kudo ku ekipet kanë marrë detyrat, për të garantuar reagim të menjëhershëm dhe mbështetje të vazhdueshme”- përfundon ministri duke paralajmëruar strukturat që të jenë gati për çdo të papritur gjatë natës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas parashikimeve të motit sonte dhe nesër priten shumë reshje, sidomos në qarkun e Kukësit, Shkodrës dhe Lezhës, pa harruar pjesën jugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?