Ministri i Mbrojtjes: Rritje pagash deri në 70% për Forcat e Armatosura
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot se modernizimi i Forcave të Armatosura, përmirësimi i kushteve për personelin dhe rritja e pagave mbeten prioritetet kryesore të qeverisë, me synimin për të arritur mesataren e NATO-s deri në vitin 2029.
Ministri Vengu nënvizoi se “forcimi i kapaciteteve njerëzore nuk lidhet vetëm me trajnimin dhe profesionalizimin e vazhdueshëm, por edhe me krijimin e kushteve dinjitoze për shërbimin në Forcat e Armatosura, përmes një politike të qëndrueshme rritjeje pagash që reflekton përgjegjësinë dhe sakrificën e ushtarakëve”.
Në këtë kuadër, Vengu bëri të ditur se pagat në Forcat e Armatosura do të vijojnë trajektoren e rritjes në vitet në vijim.
Vengu tha se “rritja do të jetë 60–70% për nivelet bazë, ndërsa për nivelet e larta të komandimit parashikohet një rritje prej 30–40%”.

KOHA JONË SONDAZH

