Ministri i PD, porosi të prerë Policisë: Jeni nën monitorim të rreptë
Lajme E Diel, 30 Maj 2021 11:43
Një ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri, Ministri i brendshëm Dritan Demiraj, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të zbatojë me përpikmëri ligjin dhe të garantojë procesin zgjedhor si dhe të mbrojë qytetarët shqiptarë.
Porosia e ministrit te Brendshëm
Ministri Dritan Demiraj përgëzon të gjithë aktorët e përfshirë në këtë fushatë zgjedhore dhe veçanërisht qytetarët shqiptarë për zhvillimin e një fushate të qetë dhe përgjithësisht pa incidente serioze.
Ai inkurajon Policinë e Shtetit që të kryejë detyrën ligjore me përgjegjësi dhe përkushtim për garantimin e kushteve të nevojshme për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt.
Ministri Demiraj përgëzon aksionet e policisë në Shkodër dhe në Vlorë dhe kërkon nga Policia e Shtetit që të veprojnë në mënyrë më të vendosur ndaj personave të përfshirë në shtit-blerje votash pa diskriminime partiake.
Ministri iu bën thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të qëndrojnë larg cdo veprimtarie të paligjshme zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve. Të zbatojnë me përpikmëri detyrat që iu ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal.
Monitorimi i veprimtarisë së tyre është dhe do të jetë i rreptë deri në përfundim të procesit. Për cdo shkelje të konstuar masat do të jenë të ashpra për këdo të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Dritan Demiraj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të angazhohen për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të barabartë duke qenë aktiv në denoncimin e shkeljeve ligjore që kanë të bëjnë me përfshirjen e policisë në procesin zgjedhor apo për raste të shitblerjes së votës, intimidimit apo kërcënimit të votuesve dhe veprimeve të tjera të paligjshme.
Qytetarët janë të ftuar të denoncojnë në numrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme: 0694137777 (me sms; WhatsApp, Viber). Në numrin e Policisë së Shtetit: 0800 0 129
KOHA JONË SONDAZH
A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Po
34571 (77.7%)
Jo
9941 (22.3%)
Vota totale: 44512
LAJMET E FUNDIT
Shkrimtarja shqiptare Armenida Qyqja prezantohet në Harvard University të hënën…
2 orë e 1 minuta më parë
Analizë/Media shqiptare kërkon transparencë nga politika, por refuzon ta zbatoj mbi veten
2 orë e 12 minuta më parë
“NËSE DONI TË SHIHNI SHQIPËRINË E VËRTETË…” — UDHËTIM NË BURGAJET (MAT), VENDLINDJEN E ZOGUT TË PARË, ME RASTIN E DAS...
2 orë e 31 minuta më parë
Venezuela: Presidentja e përkohshme kërkon amnisti për të burgosurit politikë
2 orë e 43 minuta më parë
Misioni Artemis II: Astronautët drejt Hënës pas 50 vjetësh, nisen me 6 shkurt
2 orë e 54 minuta më parë

