Ministri Lamallari: Policia e Shtetit ka shtuar masat në vende me rëndësi kritike për sigurinë
Ministri i Brendshëm, Besford Lamallari, ka deklaruar se pas paralajmërimit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë në vende që konsiderohen me rëndësi kritike për sigurinë.
Nga ana tjeter, ministri shtoi se këto paralajmërime janë standarde për të gjitha vendet e BE, jo vetëm për vendin tonë.
“Së pari, Shqipëria ka kohë që ka marrë masat e nevojshme, ku jo vetëm kemi bërë vlerësimin e riskut, por kemi bërë edhe planin e masave, jo vetëm për sigurinë publike, por edhe për infrastrukturën publike në tërësi. Policia e Shtetit është me masa të shtuara sigurie në këto vendndodhje që konsiderohen me rëndësi kritike për sigurinë.
Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, duke pasur parasysh zhvillimet në Lindjen e Mesme. Edhe pas reagimit të Ambasadës, u kërkova strukturave përkatëse për të më informuar për masat dhe komunikimet e tyre me ambasadat. Është konfirmuar se ky është një lajmërim standard, përfshirë dhe për vendet e BE-në”, deklaroi ministri në një konferencë për mediat.
KOHA JONË SONDAZH

