Ministri në ikje Cani nxjerr “të palarat ” e qeverisë
KJO ËSHTË ECURIA E BORXHIT PUBLIK PËR VITIN 2015!
Ministria e Financave bën me dije se, në fund të vitit 2015, stoku i borxhit publik arriti në 1,043.1 miliardë lekë, me një rritje 6.66% krahasuar me fundin e vitit 2014, ose 72.2% e PBB , kundrejt 69.83% në dhjetor 2014.
Në strukturën e stokut të borxhit publik, borxhi i Qeverisë Qëndrore përfaqëson 99.91% të stokut, ndërsa borxhi i pushtetit lokal 0.09% të tij, duke ruajtur të njëjtat nivele me fundin e vitit 2014.
Struktura e stokut të borxhit të Qeverisë Qëndrore
Sipas afatit origjinal të maturimit, struktura e stokut të borxhit përbëhet nga borxhi afatshkurtër 24.4%, kundrejt 29.3 % në fund të vitit 2014 dhe borxhi afatgjatë 75.6% kundrejt 70.7% në fund të vitit 2014. Kjo ka ardhur si rezultat i faktit se politika e ndjekur gjatë vitit 2015 për emetim-maturimet e borxhit të brëndshëm ka qenë e tillë që ka synuar dhe arritur një zhvendosje të portofolit drejt instrumentave afatgjatë, sipas strategjisë afatmesme të borxhit. Gjithashtu edhe huamarrja e huaj është e gjitha afatgjatë.
Sipas instrumentave të borxhit, 55.9% e stokut përbëhet nga instrumenta të emetuara në tregun e brëndshëm dhe të jashtëm (bono thesari, obligacione, eurobond), ndërsa kreditë e marra apo të garantuara në tregun e huaj dhe atë vendas përfaqësojnë 44.1% të stokut të borxhit, kundrejt 59.4% dhe 40.6% që ishte ky raport në fund të vitit 2014. Huamarrja e huaj në formën e kredive si edhe maturimet e realizuara në tregun e brendshëm gjatë vitit 2015, kanë ndikuar në rritjen e peshës specifike të kredive.
Analiza e borxhit të brëndshëm të Qeverisë Qëndrore
Në krahasim me fundin e vitit 2014, stoku i borxhit të brëndshëm të Qeverisë është ulur me 2.36% ose -13.3 miliardë lekë. Për financimin e defiçitit stoku është ulur me -17.7 miliardë lekë, ndërsa nga garancitë është rritur me 4.4 miliardë lekë.
Struktura e stokut të borxhit të brëndshëm të Qeverisë Qëndrore
Sipas afatit të maturimit, 57 % e stokut të borxhit të brëndshëm të Qeverisë është borxh afatgjatë, kundrejt 51.6% në fund të vitit 2014. Treguesi i ditëve mesatare në maturim arriti në 706 ditë, vlera më e lartë historike, kundrejt 630 ditë në fund të vitit 2014, si rezultat i fokusimit të huamarrjes në instrumentat afatgjatë.
Struktura e mbajtësve të borxhit të brëndshëm ka pësuar ndryshime pozitive drejt diversifikimit te mëtejshem gjate vitit 2015. Ndryshimet në krahasim me fundin e vitit 2014 janë përkatësisht:
• Banka e Shqipërisë mban 9.91% të portofolit kundrejt 11.26%
• sektori bankar mban 58.2% të borxhit kundrejt 61.53%
• institucionet jo bankare mbajnë 17.1% të stokut kundrejt 15.3%
• individët mbajnë 14.8% të stokut te borxhit të brëndshëm, kundrejt 11.9%
Analiza e borxhit të jashtëm të Qeverisë
Borxhi i jashtëm përfaqëson 47.1% të stokut të borxhit të Qeverisë Qëndrore ose 33.97% të PBB. Në krahasim me fundin e vitit 2014 stoku i borxhit të jashtëm është rritur me 78.4 miliardë lekë, ose 19%. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i shtesës së borxhit në stok me 73.5 miliardë lekë, ndërsa zhvlerësimi i lekut kundrejt monedhave përbërëse të stokut (me përjashtim të EUR), e ka rritur stokun me 4.9 miliardë lekë.
Ecuria e kostos së shërbimit të borxhit
Gjatë vitit 2015 ka vazhduar tendenca e uljes së yield-it mesatar të ponderuar të letrave me vlerë të Qeverisë, i cili në fund të vitit 2015 arriti vlerën më të ulët historike prej 5.31%, kundrejt 5.386% në fund të vitit 2014. Ky tregues reflekton uljen e yieldeve te letrave me vlerë të Qeverisë në tregun primar gjatë vitit si edhe uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë.
Shpenzimet për interesat e borxhit arritën në 38.6 miliardë lekë ose 2.67% e PBB. Ky raport ndaj PBB është më i ulët në krahasim me vitin 2014 (2.85% e PBB) dhe vjen si rezultat:
(i) uljes së interesave të paguara për borxhin e brendshëm ne 27.4 miliardë lekë në vitin 2015 kundrejt 31.7 miliardë lekë gjatë vitit 2014, ulje e cila ka qenë rezultat i uljes së normave të interesit të borxhit të brëndshëm.
(ii) rritjes me 3.14% të PBB në vitin 2015 kundrejt vitit 2014
Për borxhin e jashtëm gjatë vitit 2015 u paguan 11.3 miliardë lekë interesa, tregues ky që ka ardhur në rritje si rezultat i pagesës së komisioneve per kredite e reja (të cilat paguhen vetëm një herë), si edhe i rritjes së stokut.
Ndërkohë është paguar principal i borxhit të jashtëm në shumën 61.7 miliardë lekë, ku peshën kryesore me 41.8 miliardë lekë e zë shlyerja e eurobondit të emetuar në vitin 2010.