Ministri Panariti në SHBA, takon drejtues të Departamentit të Bujqësisë e BB

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Washington DC, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua të martën me drejtues te lartë  ne Departamentin Amerikan të Bujqësisë dhe Bankën Botërore.

Ministri Panariti u pritet në një takim të vaçantë nga Phil Karsting, Administrator i Shërbimit të Jashtëm të Bujqësisë në Departamentin Amerikan të Bujqësisë. Ndërsa, vijon takimet me Patrizio Pagano, drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore, që mbulon Shqipërinë, Italinë dhe Greqinë.

Në fokus të takimeve të rëndësishme qe po zhvillon ministri Panariti me zyrtaret amerikan eshtë tema e intensifikimit të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve si dhe i mbështetjes amerikane në sektorë specifikë të bujqësisë si dhe nxitja e eskporteve shqiptare ne kete SHBA.

Panariti- ish-kongresmeni Mike SodrelGjatë kësaj vizite të rëndësishme në SHBA, kreu i Bujqësisë, Panariti, ka zhvilluar takime me përfaqësues të kompanive amerikane të interesuara për të investuar në bujqësi, të cilat kanë treguar interes për të ndërmarrë sipërmarrje bashkëpunimi në vendin tonë në fushën e bujqësisë dhe agrikulturës.

Sipas axhendës zyrtare, ministri i Bujqësisë, Panariti, nesër do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, si dhe një donacion në Muzeumin e Holokaustit në Washington D.C, të disa artifakteve të cilat i përkisnin një familje hebreje të shpëtuar nga familja e profesorit Panariti. Ndër to, janë dy ora dore dhe një varëse. Ato do të hyjnë në patrimonium e këtij muzeu dhe do të ekspozohen. Sipas burimeve zyrtare, me këtë rast, pritet që ministrit Panariti t’i jepet edhe një certifikatë mirënjohje për këtë donacion, ndërsa ministri do të vijojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit hebraik në Washington.

SHKARKO APP