Ministri Vengu nga Vjosa: Kemi urdhëruar evakuim në tre fshatra, pritet përkeqësim

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, thotë se është dhënë urdhër për evakuim në fshatrat Novoselë, Bishan dhe Ferras, pasi prurjet në Vjosë e kanë kaluar pikën kritike.

Vengu u shpreh për mediat se kuotat maksimale janë kaluar dhe pritet përkeqësim në orët në vijim.

“Së bashku me ministrin e Bujqësisë, kemi realizuar dislokimin e forcave civile dhe ushtarake në terren, në të dyja krahët e grykëderdhjes së Vjosës. Aktualisht, janë dhënë urdhrat e evakuimit në tre fshatra, Novoselë, Bishan, Ferras. Forcat e Armatosura janë në këto 3 fshatra për të bërë të mundur evakuimin e këtyre banorëve. Mjetet e bordeve të kullimit janë në gatishmëri dhe po bëjnë përforcime të herë pas hershme. Kuotat maksimale janë kaluar, prurjet janë të atilla që konsiderojnë përkeqësim në 4 orët në vijim. Do kemi prurje në basenin e Vjosës, ndaj kemi pasur urdhër për evakuime. Sa i përket dëmeve dhe dëmshpërblimeve, do bëjmë konstatimet. Ministria e Financave do kryejë kompensimet”, theksoi Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?