Ministri Vengu pret komandantin Suprem të Aleancës në Evropë në vizitën e parë në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në takim komandantin Suprem të Aleancës në Evropë (SACEUR) gjeneralin Alexus Gregory Grynkewich, në vizitën e tij të parë në vendin tonë.

Gjatë takimit, palët biseduan për investimet në industri dhe infrastrukturë kritike, që Shqipëria po ndërmerr për të rritur strukturalisht dhe vijueshmërisht kapacitetet e saj mbrojtëse dhe reaguese në përputhje me angazhimet në Samitin e Hagës.

Vengu vuri në dukje se inovacioni do të jetë në qendër të investimeve modernizuese në të gjithë spektrin e aktivitetit industrial dhe ushtarak. “Në këtë mënyrë mbështetet dhe rritja e kapaciteteve të misioneve të NATO-s dhe BE-së ku trupat shqiptare janë aktualisht të angazhuara dhe posaçërisht në KFOR”, theksoi Vengu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Vengu u shpreh gjithashtu se “në vigjilje të mbledhjes se vendeve të Kartës së Adriatikut në Tiranë, ndajmë me SHBA të njëjtin vlerësim mbi natyrën dhe nivelin e kërcënimeve në Evropën Juglindore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?