Ministri Xhafaj në Itali, për punë apo për Tahirin?

Nëpër mediat online mbrëmjen e djeshme qarkulloi lajmi se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka shkuar në Itali. Kjo vizitë në shtetin fqinj të bën të mendosh se ai ndodhet atje për çështjen Tahiri dhe implikimin e tij në dosjen e Habilajve.

Por mesa duket ministri ka shkuar vetëm për punët e veta. Ai do të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Ministrave të Brendshëm të Rajonit që zhvillohet në Trieste.

Konferenca ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe do të mbajë punimet edhe sot në përmbyllje të projektit IPA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?