Ministria e Arsimit detyron prindërit të paguajnë 1000 lekë për shkollën

Nxënësit e të gjitha shkollave paguajnë një tarifë prej 1000 lekësh që thuhet se shkojnë për mirëmbajtjen e shkollës dhe pagesën e rojes.

Ky është rezultati i një pyetësori që gazeta Shekulli realizoi me nxënës të shkollës 9-vjeçare dhe të mesme.

Shumë prej tyre nuk e kishin të qartë se ku shkonin këto fonde që grumbulloheshin por më të shqetësuar ishin prindërit të cilët treguan për gazetën “Shekulli”  se kjo pagesë nuk ishte me dëshirë të plotë si dhe nuk ishte caktuar nga bordi i shkollës, por nga Ministria e Arsimit.

SHKARKO APP