Ministria e Ekonomisë hap garën për zonën e lirë ekonomike të Spitallës

Rihapet tenderi për zonën e lirë ekonomike të Siptallës pas anulimit afro një vit më parë pasi Komisioni i Vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Ekonomisë konstattoi se kompania kineze, e vetmja në garë, kishte mungesë të dokumentacionit.Ofertat do të hapen në 23 dhjetor të këtij viti. Zona e Lirë ekonomike e Spitallës ka një sipërfaqe prej 500 hektarësh dhe do të jepet me koncesion për 99 vite.

Rihapet gara për zonën e lirë ekonomike në Spitallë.Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë me dije se ofertat do të priten deri në 23 dhjetor të këtij viti.

Ky tender rihapet pas dështimit të atij një vit më parë, në tëtor të 2015.

Në garë ishin vetëm dy kompani, e para ishte një konsorcium kinez si dhe kompania italiane “Rendur 4” e cila nuk dha ofertë financiare.

Bashkimi i kompanive kineze ofroi në atë kohë një vlerë investimi prej 1.5 miliardë USD dhe synonte hapte 90 mijë vende pune.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pas verifikimit të dokumentacionit të paraqitur nga kompanitë pjesëmarrëse konstatuan se kishte një sërë mangësish, sidomos përsa i përket dokumentacionit teknik dhe vendosi skualifikimin e tyre.

Zhvillimi i zonës së lirë ekonomike synonte të thithte rreth 1 miliard euro investime.

Mallrat që do të prodhoheshin sipas projektit do të ishin pjesë elektronike, mekanike dhe elektroshtëpiake të orientuara për eksport, në mënyrë që të mos dëmtoheshin bizneset e tjera që paguajnë taksat rregullisht në vend.

Kjo pasi, të gjithë investitorët që do të bëheshin pjesë e zonës së lirë ekonomike do të përfitonin një sërë lehtësirash fiskale, si ulje me 50% të tatim-fitimit dhe heqje të sigurimeve shoqërore për 1 nga 3 punonjës.

Qeveria njoftoi ndër të tjera se shumë shpejt në Shqipëri do të viheshin në dispozicion edhe zona të tjera ekonomike.

SHKARKO APP