Ministria e Ekonomisë: Numri i bizneseve të reja u rrit 26.4%

Nismat e qeverisë po adresojnë përmirësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit, e cila po reflektohet në rritjen e numrit  të sipërmarrjeve të reja, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit.

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se “rritja reale e bizneseve të rregjistruara në vend,  shifrat që flasin vetë!”.

Numri i bizneseve të regjistruara gjatë muajve janar-korrik 2016 u rrit në 13 146 subjekte kundrejt 10 400 që ishin në të njëjtën periudhë një vit më parë. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i bizneseve të rregjistruara për periudhen  janar-korrik u rrit  me 26.4%”, shkruan Ekonomi.

Ecuria pozitive e treguesve ekonomik konfirmohet edhe Banka e Shqiperise. Në raportin e publikuar se fundi, Banka e Shqipërisë parashikon se trajektorja pozitive e zhvillimeve ekonomike e financiare do të vijoje te ruhet edhe në të ardhmen.

Sipas BSH-së, ekonomia shqiptare këtë vit, po shënon rritjen më të lartë krahasim me nje vit me parë, trend i cili pritet të forcohet gjatë viteve në vijim.

SHKARKO APP