Ministria e Financave: Drafti jo zyrtar, shifrat janë ilustrim

Ministria e Financave përmes një deklarate për shtyp reagoi mbrëmjen e 7 gushtit 2015 lidhur me draftin për tatimin mbi të ardhurat që është dërguar grupeve të interesit për mendim. Sipas saj drafti nuk është definitive dhe shifrat janë ilustrim.
“Varianti i shpërndarë për mendim është jo zyrtar, por në shenjën e vullnetit të bashkëpunimit të mirë me palët e interesuara për të fituar kohë pasi javën e parë të shtatorit ne duhet të vazhdojmë dialogimin me ekspertin e FMN. Në të gjithë draftin dhe jo vetëm në nenin 25, shifrat dhe disa nga konceptet e reja janë vendosur gjithmonë në kllapa dhe në germa korsive për të dalluar faktin që ato janë thjesht ilustrime. Koincidenca e përputhjes me disa nga ato që.përdoren aktualisht, është keqkuptuar duke dhënë shkas për spekulim.
E vërteta është qe ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat duke shfuqizuar legjislacionin ekzistues të mbingarkuar nga ndryshimet e shumta në vite dhe për të pasur në një ligj tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi fitimin.
Asnjë diskutim dhe asnjë vendimmarrje nuk ka në lidhje me mundësinë e ndryshimit të skemës aktuale të tatimit progresiv mbi të ardhurat personale. Kur projekt ligji do të dërgohet zyrtarisht për mendim, do të jetë gjithë hapësira e duhur dhe transparenca maksimale për diskutim” thuhet në njoftim.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?