Ministria e Financave: Ekonomia shqiptare e konsoliduar

Ministria e Financave e sheh si tejet pozitiv vlerësimin që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaj ekonomisë shqiptare.

Ministria thotë se edhe njëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar, konfirmon se ekonomia shqiptare ka konsoliduar tashmë trendin e qendrueshëm të rritjes.

Së pari, në Shqipëri raporti i pagës minimale ndaj pagës mesatare për vitin 2015 është mbi 45%, ose mbi nivelin mesatar në Europën Perëndimore dhe vendi ynë renditet i dyti pas Sllovenisë, për të gjitha vendet e CESEE (IMF, May 2016, Regional Economic Issues, pp.16).

Së dyti, risku i stabilitetit politik  në Mars 2016 është reduktuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke kaluar nga intervali [50-60] në [40-50] (IMF, May 2016, Regional Economic Issues, pp.17).

Së treti, Shqipëria është përjashtuar nga grupi i vendeve që ekspozojnë hapësira për rritjen e borxhit të jashtëm sikurse ka ndodhur me vendet e tjera pwr shkak të rënies në konsum dhe investime tw tyre (IMF, May 2016, Regional Economic Issues, pp.32)”,thuhet në deklaratën e MF.

MF sqaron se ekonomia shqiptare në vitin 2015 u rrit me 2.62% ose më shumë sesa mesatarja e rajonit.

“Falë këtij stabiliteti dhe reformave të guximshme të kësaj qeverie, projeksionet e FMN për rritjen ekonomike, tregojnë se në vitin 2017, ekonomia jonë do të renditet në vendin e dytë në rajon”, thuhet në deklaratë.

SHKARKO APP