Ministria e Financave: Të ardhurat nga TVSH, 81.5 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH-ja) në buxhet gjatë periudhës janar-gusht të vitit 2016 arritën në 81.5 miliardë lekë.

Gjatë gjithë vitit 2016 janë planifikuar për t’u mbledhur 137,9 miliarde lekë si TVSH. Të ardhurat nga TVSH janë 1,3 miliardë lekë më të larta, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015. Në tetëmujorin e parë të vitit 2015 u mblodhën nga TVSH-ja 80.2 miliarde lekë.

TVSH e arkëtuar sipas ministrisë së Financave llogaritet 85.6 miliard lekë, por 4.1 miliarde lekë llogaritet TVSH e rimbursuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?