Ministria e Jashtme: Shqiptarët që duan të kthehen nga Irani në atdhe, të kontaktojnë me ambasadën tonë në Ankara

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

MPEJ njofton se komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat:

Swiss Digital Desktop Reklama

+90 (534) 080 37 65

Swiss Digital Mobile Reklama

+90 (549) 561 19 85

Si dhe përmes Email: embassy.ankara@mfa.gov.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?