Ministrja çon në Prokurori drejtorin e shkollës, presion dhe kërcënoi

Ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina ka çuar në prokurori një tjetër drejtues të arsimit. Referuar njoftimit zyrtar, ku thuhet se Ministrja ka kallëzuar në Prokurorinë e Lushnjës drejtorin e shkollës 9-vjeçare në fshatin Çermë.

Sipas Ministrisë, Agim Maçi ka marrë pjesë në fushatë dhe për më tepër ka ushtruar presion mbi mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik.

“Ministrja e Arsimit dhe Sportit (MAS) mbi bazën e informacionit të depozituar ka përcjellë sot pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë për Drejtorin e shkollës 9-vjeçare, në fshatin Çermë e Sipërme Lushnjë, z. Agim Maçi”,thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më teh theksohet se z. Maçi, është angazhuar në fushatën zgjedhore në kundërshtim me përcaktimet ligjore, duke shkelur kështu etikën e drejtuesit të një institucioni arsimor. Më tej MAS, ka bërë me dije se “drejtori ka ushtruar presion duke kërcënuar me vendin e punës mësuesit e shkollës së tij për t’i detyruar të votojnë për një subjekt politik në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu nga ana e MAS është përcjellë pranë drejtuesit të Zyrës Arsimore Lushnjë, kërkesa për vijimin e procedurave disiplinore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?