Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim nga moti i keq
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Emergjencave Civile deklaroi se 54 shkolla kanë ndërprerë sot procesin mësimor për shkak të situatës së krijuar nga përmbytjet, por dhe nga moti i keq.
Kumbaro deklaroi se bëhet fjalë për shkolla të prekura në disa qarqe të vendit, kryesisht në Vlorë, Lushnjë, Durrës dhe disa zona të tjera.
“Kanë ndërprerë mësimin sot 54 shkolla. Janë kryesisht zona të thella. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm”, tha Kumbaro.
KOHA JONË SONDAZH

