Ministrja e Arsimit kallëzon në Prokurori, drejtues të Arsimit në disa bashki

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kallëzuar në prokurori, përgjegjësen e Zyrës Arsimore Kavajë, Sonila Peza, me dyshimin se është përfshirë në fushatën zgjedhore. Po ashtu ka dërguar pranë Komisionit Disiplinor, shkeljet e përsëritura të drejtuesve të Arsimit në disa bashki.

Ministria e Arsimit dhe Sportit njoftoi se po vijon monitorimet në të gjithë vendin pranë drejtorive rajonale arsimore dhe zyrave arsimore si dhe në institucionet e tjera të varësisë.

Në zbatim të ndryshimeve të fundit të Kodit Penal dhe në masat e parashikua nga VKM nr. 473, nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, është kryer sot më datë 20.06.2017, përcjellja e informacioneve të verifikuara në terren pranë organit të Prokurorisë, për Përgjegjëse ne Zyrës Arsimore, Kavajë, znj. Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen  shkeljet e përsëritura dhe të bëra publike më parë, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore, simë poshtë vijon:

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjegjëses së Zyrës Arsimore Kavajë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Bulqizë
Përgjegjës i Zyrës Arsimore Has
Drejtor i Drejtorisë Rajonale arsimore Lezhë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore Kurbin
Përgjegjës i Zyrës Arsimore Gramsh
Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz
Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje
Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër
Drejtor i Shkollës së Mesme,Gramsh

Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?