Ministrja e Bashës largon drejtorin e lartë në Korçë

Furtuna e shkarkimeve në administratën shtetërore ka vijuar edhe ditën e sotme. Ministrja teknike, Xhuljeta Kërtusha, ka firmosur shkarkimn e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në Korçë.

Ministrja e MMSR ka shkarkuar nga detyra drejtorin Ilir Bajlozi, pasi këtij të fit i është kërkuar largimi i një punjonjëseje, por që nuk e ka zbatuar kërkesën.

“Ilir Bajlozit iu kërkua largimi nga puna i Përgjegjëses së Sigurimeve Shoqërore, Luiza Qipo. Qipo uzurpoi zyrat e shtetit në shërbim të fushatës elektorale’, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHKARKO APP