Ministrja e Mbrojtjes, vizitë zyrtare në Turqi

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në datat 24-26 janar 2018.

Në kuadrin e kësaj vizite Xhaçka do të ketë bisedime me Nurettin Canikli, si dhe takime të tjera dypalëshe. Gjatë kësaj vizite do të shkëmbehen mendime për forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis të dy vendeve.

SHKARKO APP