Ministrja e Shëndetësisë: Do të ngrihet qendra për trajtimin e kancerit të gjirit në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, në një konferencë për shtyp ka prezantuar prioritetet për reformimin e shërbimit onkologjik në nivel kombëtar.

Ministrja ka njoftuar krijimin e Institutit Kombëtar të Kancerit dhe Rrjetit Kombëtar të Tumoreve, ndërsa ka paralajmëruar analizë të plotë të situatës aktuale.

2026 shënon nisjen e një reforme historike për sistemin spitalor shqiptar. Ngrihet grup pune multisektorial me përfshirjen e ekspertëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për hartimin e Planit Kombëtar Spitalor.
Prioritet është përgatitja e ndryshimeve për Komitetin Këshillimor dhe finalizimi i kuadrit institucional për vendimmarrje të bazuar në evidencë, si dhe hartëzimi i situatës aktuale të sistemit spitalor: performanca, kapacitetet reale, shpërndarja gjeografike e shërbimeve dhe nevojat demografike”, tha Sala.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?