Ministrja Ekonomi: Shqipëria stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi mori pjesë dhe mbajti një fjalë në Asamblenë e Përgjithshme të Confindustria Balcani në Bukuresht ku ka thënë se Shqipëria stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike.

Kjo asamble, tha ministrja Ekonomi është një mundësi për ndërkombëtarizimin e industrive prodhuese italiane drejt tregjeve ballkanike.

“Ballkanit i duhen më shumë projekte rajonale për investime, në sektorët strategjik dhe shërbimet. Confindustria Balcani është  partner i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE” u shpreh ministrja e Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara kësaj asambleje ministrja Ekonomi theksoi se: “Shqipëria  po stimulon sektorët që përshpejtojnë rritjen ekonomike. Shqipëria është një vend me klimë të favorshme për nxitjen e investimeve të huaja duke ofruar kosto konkurruese të punës, falë popullsisë së re dhe të arsimuar, incentiva konkurruese, stabilitet makroekonomik dhe zona të lira ekonomike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?