Ministrja Gjosha hapur kundër Ramës: E papranueshme t’i kërkosh Policisë të mbledhë vota për PS

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha i ka quajtur të papranueshme deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të përfshirë policinë në fushatë.

Në një status në “Facebook”, Gjosha shkruan se kjo ndodh në një vend që do të çelë negociatat me BE-në. Ajo i bën thirrje policisë të mos bëhet palë e asnjë partie dhe interesi por të mbrojë qytetarët.

Gjosha gjithashtu apelo ndaj Task-Forcës dhe Ministrit të Brendshëm të ndalojnë presionet ndaj administratës.

Swiss Digital Desktop Reklama

STATUSI I GJOSHËS
Është e papranueshme që të trumbetosh reformat shtetndërtuese, me thirrje të padëgjuara më parë, ku Policisë së Shtetit i kërkohet të mbledhë vota për partinë! Është e papranueshme të ndodhë kjo në një vend që do të çelë negociatat me BE! Ne nuk mundemi të lejojmë që të zhbëhen standardet e procesit të integrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit në një vend demokratik është e depolitizuar dhe ka vetëm një mision:
Të jetë gardiania e qytetarëve, lirive, të drejtave të tyre dhe të garantojë një proces zgjedhor normal, ashtu siç shqiptarët e meritojnë. I bëj thirrje Policisë së Shtetit të mos bëhet palë e asnjë partie, asnjë lloj interesi, pasi çdo veprim i tyre raportohet pranë instancave të Bashkimit Europian.

Çdo veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin bëhet pengesë e të ardhmes europiane të Shqipërisë. I bëj thirrje gjithashtu Task Forcës dhe Ministrit të Brendshëm të ndalojnë presionet ndaj administratës dhe të marrin të gjitha masat që Policia e Shtetit të jetë vigjilente dhe të reagojë ndaj çdo akti dhune që po shoqëron fushatën zgjedhore!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?