Ministrja Koçiu: 270 përfitues të kredive me interes zero për banesë në strukturat e Ministrisë së Brendshme
Armando punonjës i Policisë së Shtetit, është një nga 270 përfituesit e programit të kredive me zero interes për banesë, në strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministrja Albana Koçiu vizitoi familjen e Armandos, ku theksoi se trajtimi me kredi të lehtësuar është një politikë konkrete e qeverisë shqiptare në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit familjar.
“Armando sot jeton në shtëpinë e re së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij”, shkruan Koçiu. Këtë vit qeveria miratoi 530 kuota për kreditë e lehtësuara për nëpunësit civilë dhe nëpunësit e tjerë të administratës publike.
Sipas vendimit, 90 kuota ishin për Ministrinë e Brendshme, 90 kuota për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 80 kuota për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për mjekë dhe infermierë, 30 kuota për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
30 kuota për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 kuota për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, 30 kuota për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, 30 kuota për Ministrinë e Drejtësisë, 30 kuota për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, 30 kuota për Ministrinë e Financave, 30 kuota për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si dhe 30 kuota për Kryeministrinë.
KOHA JONË SONDAZH

