Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu thotë se për shkak të motit të keq që pritet të ditët në vijim, duhet të ketë një koordinim maksimal ndërinstitucional mes strukturave vendore.

Koçiu e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi, ku të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri i Bujqësisë Andis Salla, kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, si edhe prefektë dhe kryetarë bashkish në vend. Po ashtu ministrja theksoi edhe se prefektët gjatë këtyre ditëve duhet që të perfeksionojnë koordinimin ndërinstitucional, akoma më shumë për shkak të situatës që pritet me motin e keq.

“Do ju ftoja, sidomos zonat me risk të jenë në gatishmëri dhe koordinohen sa më mirë me institucionet vendore duke pasur parasysh të gjitha ato çështje që në rast reshjesh të shtuara janë prezente duke nisur me rrjetin e kanalizimeve, kanalet kulluese, duke raportuar çdo problematikë në kohë reale”, tha Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë të prefektes së re të qarkut Shkodër me kryetarin e Bashkisë, Benet Beci, pasi të dy strukturat kanë eksperiencën e mjaftueshme për t’ia dalë me sukses.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?