Ministrja Kodheli shtron iftar për besimtarët myslimanë të FA (FOTO)

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli shtroi një iftar për besimtarët myslimanë që janë pjesë e Forcave Speciale, atyre Komando dhe Policisë Ushtarake të FA.

E shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade, Nazmi Cahani dhe komandantët e këtyre tre forcave që ajo i konsideroi si më elitaret e Forcave të Armatosura, ministrja Kodheli i përgëzoi besimtarët për sakrificën dhe u uroi atyre agjërim të lehtë e të pranueshëm.

“Ky muaj për ju është një muaj shumë i rëndësishëm, është një muaj që ju demostroni një forcë besimi, karakteri, vullneti që ju fisnikëron dhe sigurisht ju bën më të mirë, ashtu siç bën të mirë çdo njeri që beson tek ju dhe tek forca juaj. Kam fjalët më të mira për të thënë për të gjithë ju, jo vetëm për angazhimin tuaj personal, duke qenë pjesë aktive, ndofta pjesa më e mirë e Forcës së Armatosur, por duke mbajtur përbrenda vetes atë besim që ju çon të bëni gjëra të mira, ju çon përpara për këtë gjë. Ndaj thjesht dhe vetëm dua t’ju uroj agjërim të mbarë për të gjithë ata që i mbeten këtij angazhimi deri në fund të muajit dhe gjithashtu zoti jua pranoftë, ndërkohë gjithë këtë sakrificë që bëni dhe nga zemra ju uroj suksese në çdo drejtim, sidomos mbajeni fort këtë besim që keni, sepse është një nga gjërat më të mira që mund t’i ndodhi njeriut në jetë, që është pikërisht kjo që bëni ju”.

Shtrimi i iftarit me rastin e muajit të Ramazanit nga ministrja Kodheli është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në Forcat e Armatosura.

 

SHKARKO APP