Ministrja Sala me homologen austriake: Marrëveshje e re bashkëpunimi në shëndetësi deri në 2030

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ndodhet për një vizitë zyrtare në Vjenë, ku zhvilloi një takim me homologen austriake, ministren Federale për Punën, Çështjet Sociale, Shëndetësinë, Kujdesin dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të Austrisë, Korinna Schumann.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi fusha të mundshme për bashkëpunim, përfshirë hartimin e një marrëveshjeje të re bashkëpunimi në shëndetësi për periudhën 2026–2030, si dhe modernizimin e infrastrukturës shëndetësore, me investime strategjike në shërbimet e urgjencës mjekësore, teknologji të avancuar mjekësore dhe reformën e sistemit spitalor.

Në një njoftim për mediet, Ministria bëri të ditur se mbetet e angazhuar për të thelluar më tej partneritetin me Austrinë, me synim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rritjen e mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ministrja Sala zhvilloi ditën e djeshme një takim në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ministrisë, në partneritet me Agjencinë, po investohet te njerëzit dhe te inovacioni i sigurt, duke udhëhequr me përgjegjësi dhe duke vendosur standarde për përdorimin paqësor të teknologjive bërthamore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?