Ministrja Spiropali shkon në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali do të ketë sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të pritet fillimisht nga homologu i saj Glauk Konjufca dhe pastaj në takime të veçanta me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë kësaj vizite në Kosovë, Elisa Spiropali do të pritet fillmisht nga homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi mes Konjufcës dhe Spiropalit do të zhvillohet në orën 10:00, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Mësohet se Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime edhe me kryetarët e partive politike kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
KOHA JONË SONDAZH

