Ministrja Spiropali takim me presidenten e “International Crisis Group”: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe Kosovë

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në Nju Jork.

Spiropali ka ndarë foto nga takimi me presidenten e ICG-së, Comfort Ero dhe shprehet se në takim u diskutua për çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik.

“Vizitë në organizatën prestigjioze “International Crisis Group” me qendër në Nju Jork, e specializuar në politikat e sigurisë ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Presidenten e ICG, Comfort Ero, folëm mbi çështjet e sigurisë në rajon, në veçanti mbi Kosovën dhe garantimin e sigurisë së plotë të saj, përmes integrimit euro-atlantik”, shprehet ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?