Ministrja ”vjedh” nga dollapi i meshkujve (FOTO)
Nuk është një tendencë çupëlinash, as tendencë vetëm për të guximshmet. Nuk është sidomos një tendencë vetëm shqiptare. Copa gri me kuadrate, që në fjalorin e modës quhet checked, e vjedhur nga gardëroba e burrave, po bën namin.
E duan të gjitha: aktore, modele, këngëtare. Vajza të reja e zonja të sigurta në stil, nga të katër cepat e botës. Sepse nuk është e guximshme, nuk bërtet, është e qetë, vjeshtore, u shkon të gjithave e me sa duket të gjitha e duan. Edhe ministret.
Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës, është joshur nga copa prej teritali gri me kuadrate. Vetëm se ka preferuar variant më femëror të mundshëm, fustan me jakë bebe.
Nga elementi mashkullor ka rrëmbyer vetëm dizenjon. Kush tha se ministret qëndrojnë vetëm tek kornizat klasike? E njohin modën dhe dinë si ta përshtatin./Tirana Post/