Miqësore luksi, Dunga triumfon me Brazilin në Francë

Miqësorja luksi mes Francës e Brazilit përfundoi në favor të ekipit të drejtuar nga Dunga, 1-3. Kombëtarja braziliane arriti të fitonte miqësoren zhvilluar në “Stade de France” në Paris ndaj Kombëtares franceze.  Pikërisht në atë stadium kur 17 vite më parë, Brazili mposhtej 3-0 nga Franca në finalen e Botërorit dhe Dunga ishte kapiten i “Selecao”-s në 98’, rikthehet si trajner dhe fiton miqësoren ndaj “gjelave”.  Të udhëhequr nga ylli i Barcelonës, Neymar, brazilianët arritën të përmbysnin golin e parë të vendasve, i cili u shënua nga Varane në minutën e 22-të. Mesfushori i Chelsea-s, Oscar ishte ai që barazoi shifrat që në pjesën e parë. Por në 45 minutat e dyta, brazilianët dominuan dhe arritën të shënojnë edhe dy gola, me Neymar dhe Gustavo, me të cilët vulosën rezultatin në 1-3, kur mbeten edhe 20 minuta nga fundi. Franca nuk mundi dot të shkurtonte diferencën, ndërsa Brazili pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Botës 2014, duket se e ka marrë veten  dhe është rikthyer si një ndërsa ekipet më të forta të momentit në botë. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?