Miqësore luksi me Francën, brazilianët e Çelsit me tren drejt Parisit

Ylli i Chelsea e i kombëtares së Brazilit, Willian dukej i lumtur mes shokëve  të tij Oscar e Filipe Luis pas udhëtimit të ditës së hënë në mëngjes për në Paris, ku edhe ai postoi në “Instagram” një foto me ta. Blutë fituan 3-2 në fundjavë ndaj Hull dhe mbajnë kreun e klasifikimit në Premier League. Lojtarët  brazilianë të Chelsea udhëtuan të hënën në mëngjes me trenin “Eurostar” drejt Parisit, për t’u bashkuar me ekipin e tyre kombëtar që do të luajë dy miqësore, të enjten ndaj Francës dhe më pas ndaj Kilit. Të dy, Willian e Luis e nisin titullarë ndeshjen nën drejtimin e trajnerit   Jose Mourinho. Oscar zuri vendin e Ramires në pjesën e dytë. Trajneri Dunga mori drejtimin e Brazilit, pas humbjes 7-1 dhe eliminimit të turpshëm të “Selecao” në Botërorin e verës së kaluar dhe u ka besuar këtyre të fundit deri tani vendin në ekipin kombëtar të Brazilit.

Ekipi i Brazilit:

Portierë:  Jefferson (Botafogo), Marcelo Grohe (Gremio), Diego Alves (Valencia)

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtës:   David Luiz (Paris St Germain), Marquinhos (Paris St. Germain), Thiago Silva (Paris St Germain), Miranda (Atletico Madrid), Filipe Luis (Chelsea), Danilo (Porto), Fabinho (Monaco), Marcelo (Real Madrid)

Swiss Digital Mobile Reklama

Mesfushorë: Luiz Gustavo (Ëolfsburg), Elias (Corinthians), Souza (São Paulo), Fernandinho (Manchester City), Philipe Coutinho (Liverpool), Ëillian (Chelsea), Firmino (Hoffenheim), Oscar (Chelsea), Douglas Costa (Shakhtar)

Sulmues:   Neymar (Barcelona), Diego Tardelli (Shandong), Robinho (Santos)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?