Miqësoret me Francën e Kilin, Brazili rikthen Robinho e Coutinho

Brazili  rikthehet në fushë në fund të muajit Mars për dy ndeshjet miqësore ndaj Francës dhe Kilit. Selecao nën drejtimin e Carlo Dunga vijnë në këto dy përballje, pas 6 fitoreve radhazi, me synimin për të vijuar serinë e fitoreve. Trajneri 51-vjeçar Dunga ka bërë ditur listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Brazilin në këto dy sfida miqësore. Ndër emrat e 23 lojtarëve të përzgjedhur nuk mungojnë surprizat, si dhe rikthimet e bujshme. Rikthehet në kombëtare ish sulmuesin e Milan dhe Manchester Siti e Real Madrid, Robinho, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës braziliane të Santos. Trajneri  i Selecaos ka shpërblyer për paraqitjet e shkëlqyera që ka zhvilluar me fanellën e Liverpoolit këtë sezon edhe Philipe Coutinho, i cili gjithashtu rikthehet në përfaqësuese.  Një rikthim i bujshëm është edhe ai i Marcelos që nuk luante një ndeshje me 5-herë kampionët e Botës pas kampionatit Botëror dhe është grumbulluar për herë të parë nga Dunga gjatë eksperiencës së tij të dytë në krye të Selecaos. Do të jenë pjesë e Brazilit për këto dy sfida edhe emra jo shumë të njohur si portieri i Gremios, Marcelo Grohe, mbrojtësi i Monacos Fabinho, mesfushori i Sao Paulos, Souza, i Corinthiasit, Elias,dhe Roberto Firmino, i cili luan në Gjermani me Hoffenheim, apo edhe Douglas Costa, i Shaktarit. Nuk diskutoheshin në listë lojtarë të tillë si David Luiz, Thiago Silva, Joao Miranda, Felipe Luis, Danilo, Luiz Gustavo, Fernandinho, Oscar, Neimar dhe Diego Tardelli. I përjashtuar nga lista e trajnerit Carlos Dunga mund të konsiderohet lojtari i Lazios Felipe Anderson. Edhe Alexandre Pato, ish-lojtar i Milan, shpresonte shumë te një rikthim në kombëtare, por ka mbetur gjithashtu jashtë në këto dy miqësore.  

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?