Mirëdita o llum Kazani!- Nga Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për mbledhjen e Asamblesë së PS-së, ku kryeministri Edi Rama bëri analizën e 100 ditëve të qeverisjes së tij por dhe deklaroi se opozita po rrezikon celjen e negociatave.  Me përshëndetjen e vjetër për mediat edhe në Vitin e ri, -“Mirëmëngjes kazan!”-  Kryeministri  u tregoi hapur socialsitëve  në Asamble se reforma në drejtësi ndau përfundimisht koalicionin e partisë së tyre me Lëvizjen Socialiste për integrim.

Më pas erdhi dhe reagimi  i Berishes

Miredita o llum Kazani!

Noriega pershendet gazetaret me fyerjen me poshteruese!

Te dashur miq, prej pothuaj nje viti Edvin Kristaq Rama fyen dhe poshteron gazetaret shqiptar me shume se sa askush tjeter ne histori ne bote.
Ai ne çdo takim dhe ne çdo rast i quan ata dhe mediat e tyre “kazan”, fjale kjo qe ne kuptimin e perdorimit te saj figurativ nga Konica perfshine pak a shume te gjitha fjalet e pista, sharjet e ndyra te gjuhes shqipe, te cilat Faik Konica i quante “fjale kazani”.

Kurse ne kuptimin popullor te perditshem te fjales, kazani eshte objekti ku hidhen te gjitha llojet e plehrave qe krijon njeriu. Pra Rama, ne vend se ti quaj mediat pampers, hale, ushqim i prishur, berllog, pluhura shtepie, qese plastike etj, ai nuk lodhet me specifikime por permbledhtas i quan kazan, me te gjithe funderrinat qe nje kazan plehrash permban.

Por duhet thene se me gjithe kete poshterim dhe ofendim unik ne llojin e tij ne bote, gazetaret tane jo qe nuk i thane njehere te vetme “miremengjes o llum kazani”, jo qe nuk e bojkotuan ate apo nuk e gjuajten me kepuce apo me mikrofonat e tyre per kete gojendyresi qe kryehori i vendit perdor ndaj tyre, por perkundrazi, sikur te ishin larva, apo skllever ne liri ato si per ta falenderuar pe poshtrimin qe u bene,mbushin ekranet e tyre me te, ne rekorde absolutisht boterore kohore deri edhe 4 ore e 45 minuta ne dite. Dhe kjo kohe nuk eshte llogaritur ne nje dite pune por ne dite te shtune!

Zhvleresimi dhe poshterimi i institucioneve te shtetit, paralmentit, mediave, presidences etj, behet nga kryehori lakuriq i Shqiperise, Ballkanit dhe Europes, skzofreni qe mjekohet me kokaine, vetem e vetem per te relativizuar veset, vjedhjet e tij te medha, lidhjet me drogen dhe krimin, semundjen psiqike, felliqesine morale shpirterore te tij dhe klikes se tij. Nje fjale e urte e popullit thote “me mire vone se kurre”, ndaj i bej thirrje gazetareve te vendit te reagojne me guximin dhe dinjitetin e njeriut te lire ndaj kryehorit te vendit qe perdor ndaj tyre fyerjen e te gjitha fyerjeve, fyerjen me poshteruese, per te cilin une zgjodha sot si pershendetje:

Miredita o llum Kazani! sb

SHKARKO APP