Mirënjohje për Bushët dhe Klintonët, suksese presidentit Donald Trump!

Nga Azgan Haklaj/I nderuar, z. President! Sovrani me votën e lirë e dha verdiktin e tij. Ai i besoj fuqisë së fjalës tuaj uitmaniane për ndryshim , populli amerikan ju mandatoi si president i 45-të i SHBA-së. Edhe liderët më të mëdhenj politikë mund të gabojnë, por kombet e lira janë të pagabueshme në verdiktin e tyre. Ju premtuat solemnisht se do të jeni president i gjithë amerikanëve duke dhënë mesazhin e madh të bashkimit të kombit. Kjo u konfirmua dhe nga kandidatja Klinton dhe presidenti në detyrë Barak Obama. Këtu qëndron sekreti i mrekullisë së demokracisë amerikane dhe i lidershqipit të saj politik. Z. President, Amerika pati fatin të udhëhiqet prej dy shekujsh e gjysmë nga burra mendjendritur e vizionarë, si: Uashingtoni, Xhefersoni, Frenklini, Linkolni, Uillsoni Ruzvelti e Kenedi (mbreti Artur i kohëve moderne) 250 vjet me parë kur po hartohej deklarata e pavarësisë Xhefersoni, Medisoni e Hamiltoni shpreheshin: Jemi mbledhur një ansambël gjysmë perëndish qe po projektojmë të ardhmen e Amerikës. Benxhamin Franklin na mëson kush nuk lufton për lirinë nuk e meriton atë. Në kulmin e krizës amerikane dhe botërore të viteve 30-të Ruzvelti iu drejtua bashkëkombësve të tij: Ajo që duhet të kemi më tepër frikë është vetë frika. Amerika e tejkalojë ketë krizë dhe u bë fitimtare e Luftës së Dytë Botërore dhe frymëzim për të gjitha kombet që luftonin për liri dhe demokraci. Natyrshëm Franca, atdheu i lirisë, toka ku lindën korifenjtë botërorë, si: Karli i Madh, Luigji i 14-të, Napoleoni dhe Degoli, Rusoi, Volteri, Balzaku e Hygoi i dhuroi atdheut tuaj statujën e lirisë, Perëndeshën mbrojtëse të Amerikës, e cila do të mbajë përjetë- sisht të ndezur pishtarin e lirisë me moton e revolucionit francez; Liri, barazi , vëllazëri. I nderuar, z. President! Xhorxh Uashingtoni lindi dhe u edukua me vlerat e larta të lirisë dhe drejtësisë nga një nënë shqiptare, bija e Kosovës Marije Balaj. Testamenti i tij për të gjithë presidentët pasardhës përmblidhet në fjalët hyjnore: Amanet po ju lë Shqipërinë, kombin e nënës time. Luftoni për lirinë dhe të drejtat e tij, sepse është kombi më fisnik, i cili i dha njerëzimit 23 perandorë, Konstadinin e Madh, certifikuesin e Krishterimit, Justinianin, arkitektin e të drejtës romake Shën Jereminin, Niketë Dardanin, Papa Klementin e 11-të Albani, atletin e krishterimit Gjergj Kastrioti. I nderuar, z. President! Zoti e deshi qe ju të kurorëzoheni ditën kur 6 shekuj më parë prelati katolik Pal Engjëlli shkruajti për herë të parë në shqip formulën e Pagëzimit: Unë ju pagëzoj në emër të Atit, të Birit, e të Shpirtit të shenjtë. Në zjarrin e luftës e të betejave për jetë a vdekje me pushtuesit turq baballarët dhe nënat shqiptare u shqiptonin këto fjalë fëmijëve të porsalindur që ata të mos vdisnin të paemër dhe të papagëzuar sipas traditës së lashtë shqiptare. Shën Tereza, Mbretëresha e dashurisë njerëzore i kërkoi presidentit Klinton: Bëni diçka për çlirimin e Kosovës. Edhe në vitet e terrorit komunist që Shqipëria u dogj dhe u vranë mijëra vetë të pafajshëm Nënë Tereza pak muaj para se të takohej me Zotin shkruante; Lutem për vëllezërit shqiptarë që aty të mbretërojë paqja dhe dashuria dhe Satanai të dëbohet nga Atdheu im. Para 600 vjetësh heroi legjendar i shqiptarëve, i cili mbrojti me armë mbretërinë e Napolit dhe Papatin, i shkruante princit Orsini: Jam mik i virtytit dhe jo i fatit. Ju fituat në saje të virtytit, besimit të bashkëkombësve tuaj dhe vendosmërisë për të ndërmarrë reforma të mëdha për një Amerikë më të fortë, më të bashkuar, me besimin tek e nesërmja. Shkrimtari Viktor Hygo thotë: I lutem Zotit që të më japë jetë sa të bëjë një vepër të dobishme në shërbim të Atdheut.

I nderuar, Zoti President!

Kombi im është i copëtuar barbarisht në 5 shtete nga fuqitë e mëdha të shekullit 19-të. Shën Agostini, filozofi i madh thotë: Një ligj që nuk ka moral nuk është ligj. Amerika, duke përçuar vlerat më të larta të lirisë, nuk ra në këtë kurth. Presidenti Uillson në vitin 1919 e mbrojti Shqipërinë nga copëtimi. Presidenti Klinton mbrojti 2 milionë shqiptarë të Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik i kasapit te Ballkanit Milosheviq. Presidenti Xhorxh Bush Junjor konfirmoi nga Tirana vendosmërinë për ta shpallur pavarësinë e Kosovës. Këto janë arsyet që shqiptarët janë aleatët më besnikë të SHBA dhe ndajmë së bashku fatin e të ardhmes dhe vlerat e mëdha të lirisë demokracisë dhe humanizmit. Në emër të këtyre vlerave ju kërkojmë të luftoni fort për të zgjidhur kauzën shqiptare në respekt të kartës së Atlantikut ku theksohet se çdo komb vendos vetë për fatet e tij. Z. President, shqiptarët janë të ndarë nga intrigat e diplomacisë e politikës së të mëdhenjve. Para një shekulli ministri i Jashtëm i Austrohungarisë, konti Bertolt e mbrojti me drejtësi e heroizëm çështjen shqiptare. Ju kërkojmë z. President që ashtu si Aleksandri i Madh 2300 vjet më parë të prisni me shpatën e drejtësisë nyjën gordiane të diplomacisë dhe intrigave antishqiptare dhe t’i bashkoni ata në një shtet e një flamur të vetëm sipas të drejtës hyjnore, historike dhe parimeve të kartës së Atlantikut. Ne do të jemi me ju dhe kombin tuaj në mijëvjeçarët e ardhshëm. Armiqtë e Amerikës dhe lirisë, Goliatët e lindjes përpara se të përballen me Amerikën do të kenë përpara Davidët shqiptarë. Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin Shqiptar.

* Mjeshtër i Madh, Ish-deputet i rrethit të Tropojës në Parlamentin e Shqipërisë, President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar

SHKARKO APP